Home Lajme Ky është vendimi i fundit i Gjykatës për dy të dyshuarit për vdekjen e Marigonës

Ky është vendimi i fundit i Gjykatës për dy të dyshuarit për vdekjen e Marigonës

by rks2008

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vazhduar masën e paraburgimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuarit kryesor për vdekjen e 18-vjeçares Marigona Osmani.

Kështu kanë konfirmuar për Indeksonline nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ku thonë se për dy të dyshuarit kanë vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj (deri më 21 nentor 2021).

Sipas Prokurorisë në Ferizaj, ekziston dyshimi i bazuar, se më 22 gusht 2021, i pandehuri Dardan Krivaqa, në banesën e tij me dashje e në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë më parë kishte ushtruar dh unë psikike e dh unë fizike, derisa e ndjera kishte ndërruar jetë.

Aty tutje thuhet se gjatë gjithë kohës i pranishëm ishte edhe Arbër Sejdiu, sepse i njëjti edhe kishte ushtruar dh unë fizike e psikike mbi të ndjerën.

Indeksonline ka kontaktuar edhe me avokatin e familjes së 18-vjeçares së ndjerë Marigona Osmani, Gazmend Rexhepi.

Ai tregoi që deri më tani nuk ka pranuar raportin e plotë të autopsisë lidhur me rastin e vdekjes së saj, përveç një çertifikatë nga Mjekësia Ligjore e Kosovës e cila i është dorëzuar familjes të së ndjerës disa ditë pas rastit tragjik./Indeksonline/

0 comment

You may also like

Leave a Comment