Home Lajme Këta janë kamionat me zhavor që iu bashkangjitën protestës në Jarinje (FOTO/VIDEO)

Këta janë kamionat me zhavor që iu bashkangjitën protestës në Jarinje (FOTO/VIDEO)

by rks2008

Në ditën e katërt të bllokimit të rrugëve kryesore në Jarinje dhe Bërnjak janë shtuar disa kamionë të cilët ishin të ngarkuar me zhavor.

Ekipi i IndeksOnline po qëndron në këtë pikë kufitare ku ju sjellë pamje të këtyre kamionëve në Jarinje.

Në Jarinjë dhe Bërnjak janë vendosur edhe forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, por që deri tani nuk ka pasë asnjë incident përpos provokimeve të herëpashershme me thirrje e këngë nacionaliste nga serbët lokalë që po protestojnë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje në mbledhjen e Qeverisë, u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave të veriut që t’i largojnë kamionët nga rruga të cilët janë pronë e institucioneve komunale.

Kurse, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka bërë të ditur se situata po vazhdon të jetë e njëjtë në atë pjesë.

Ai tha se gjendja edhe gjatë natës ka qenë e qetë dhe deri më tani nuk ka pasur ndonjë incident.

“Situata është pothuajse e njëjtë. Ka pengesa në të dyja anët. Është tash edhe një pjesë me zhavorr që e kanë vendosur si pengesë. Situata është e qetë në përgjithësi dhe si çdo herë Policia e Kosovës po bën punën e saj në mënyrën më të mirë”, tha Kelani./IndeksOnline/

0 comment

You may also like

Leave a Comment