Home Lajme Inskenimet amatore të serbëve: Gënjejnë se u keqtrajtuan nga Policia e Kosovës, ata shihen pa asnjë shenjë në trup (VIDEO)

Inskenimet amatore të serbëve: Gënjejnë se u keqtrajtuan nga Policia e Kosovës, ata shihen pa asnjë shenjë në trup (VIDEO)

by rks2008

Portali serb ‘Kosovo Online’ demantohet sërish nga Policia e Kosovës lidhur me raportimin e tyre ku pretendohej se pjesëtarët e njësitit ROSU të vendosur në pikën kufitare në Bërnjak, kanë rr ahur tre serbë lokal.

Sipas këtij mediumi, ‘incidenti’ ka ndodhur sot pas orës 11:00 të mëngjesit dhe personat e rr ahur janë Dragisha Vllashkoviq, Zoran Tomoviq dhe Jovan Takov, transmeton Reporteri.net.

“Sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë, s ulmi ndaj serbëve nuk u provokua nga asgjë dhe pjesëtarët e Policisë i shkaktuan lëndime të rënda Dragisha Vllashkoviqit, i cili aktualisht gjendet në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok, ku po merr trajtim mjekësor”, thuhet në lajmin e këtij portali.

Por ndaj këtij lajmi ka reaguar Policia e Kosovës, të cilët demantojnë mediumin serb ‘Kosovo Online’.

“Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar demanton shkrimin tendencioz dhe të pavërtetë të publikuar në mediumin serb kosovo-online, medium ky i cili në vazhdimësi po publikon dezinformacione të tilla. Lajmi i radhës i publikuar sot (23.09.21) nga ky medium, se kinse në afërsi të pikë kalimit kufitar në Bërnjak njësia speciale nga Prishtina ka rr ahur tre persona serb nuk qëndron, është i pavërtetë dhe ka për qëllim dezinformimin e opinionit, për të paraqitur një situatë pasigurie për qytetarët si dhe për të plotësuar ambiciet e ndryshme politike të orientuara nga jashtë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka pasur asnjë kontakt me ndonjë protestues në pikën e kalimit kufitare, por se njësia policore gjatë rrugës ka verifikuar tre kamionë, gjegjësisht vozitësit e tyre të cilët kanë vozitur prapa kolonës së zyrtarëve policorë, duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve dhe operacionit policorë.

“Zyrtarët kanë ndaluar, verifikuar dhe më pas i ka liruar të tre vozitësit të nacionlitetit m/sh kosovarë, të cilët janë udhëzuar të paraqiten në stacionin policorë Jugu – Mitrovicë. Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj, në zbatimin e ligjeve dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend dhe ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime”, thuhet nga Policia e Kosovës, që ka postuar edhe dokumentet e shtetasve kosovarë të cilat janë verifikuar.

Ndaj s ulmit të pretenduar gjatë të enjtes reagoi edhe e ashtuquajtura Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

0 comment

You may also like

Leave a Comment