Home Lajme Tani me paralajmërim vjen edhe kryetari i Beogradit: Serbia s’është si para 15 viteve, tani do kujdesemi për njerëzit tanë

Tani me paralajmërim vjen edhe kryetari i Beogradit: Serbia s’është si para 15 viteve, tani do kujdesemi për njerëzit tanë

by rks2008

Në veri të Kosovës po vazhdon të jetë situatë e brishtë teksa forca të shumta policore dhe protestues serbë gjenden atje.

Në lidhje me situatën, ka folur kryetari i Beogradit, Zoran Radojiçiq, shkuan B92.Ai ka thënë se situata është e tensionuar, teksa nga serbët sipas tij duhet qetësi.

“Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e tensionuar, kjo është arsyeja pse nevojitet qetësi e madhe në këtë moment të ndjeshëm. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, si një udhëheqës i madh me politikën e tij të guximshme dhe të përgjegjshme, po bën përpjekje të mëdha për të gjetur një zgjidhje të bazuar në paqe përkundër interesave të ndërthurura të fuqive të mëdha në Kosovë”, ka thënë Radojiçiq duke e viktimizuar kreun e shtetit serb, pavarësisht se policia megjithë bllokimin e rrugës nuk ka shfaqur asnjë veprim force.

E ai në këtë situatë është kujdesur që të dërgojë edhe një mesazh në formë kërcënimi.“Presidenti Vuçiq tregon me veprime të rëndësishme diplomatike se Serbia nuk është më si 15 vjet më parë dhe se kujdeset për popullin serb dhe interesat tona. Në krahinën jugore serbe ”, tha kryebashkiaku i Beogradit.

0 comment

You may also like

Leave a Comment