Home Fokus Vuçiq: Situata në Kosovë është shumë serioze dhe e vështirë

Vuçiq: Situata në Kosovë është shumë serioze dhe e vështirë

by rks2008

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se situata në Kosovë është shumë serioze dhe e vështirë.

Vuçiq në një konferencë për media tha se kjo është hera e gjashtë që forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë shkuar në pjesën veriore, duke e përshkruar atë si hyrjen më brutale deri më tani, shkruan Euronews.rs, transmeton Klankosova.tv.

“Sot është një nga ditët më të vështira për njerëzit tanë në Kosovë. Nuk bëhet fjalë për dramatizim, situata është shumë e vështirë, e vështirë, dhe kur merresh me njerëz të papërgjegjshëm dhe qëllimi i tyre i vetëm është zgjerimi i pushtetit dhe fuqia, është e vështirë të arrihen zgjidhje racionale”, tha Vuçiq.

Vuçiq shtoi se “mbrëmë ata e dinin që Prishtina po planifikonte lëvizjet e forcave të saj speciale në veri”.

Mëngjesin e kësaj të hëne, njësitë speciale të Policisë së Kosovës u vendosën në dy pikat kufitare me Serbinë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka vendosur të krijojë reciprocitet me Beogradin në lidhje me targat.

0 comment

You may also like

Leave a Comment