Home Magazina Çka ndodhi? Don Xhoni përplasë laptopin e DJ-it në skenë (VIDEO)

Çka ndodhi? Don Xhoni përplasë laptopin e DJ-it në skenë (VIDEO)

by rks2008

Duke qenë se klubet e natës janë mbyllur tek ne për shkak të situatës së rënduar epidemiologjike, koncertet për estradën, si zakonisht po vazhdojnë në diasporë.

Një prej emrave më të kërkuar të momentit, Don Xhoni, mbrëmë performoi në Vjenë të Austrisë.

Në atmosferë ekzaltuese, përpara shumë fansave, energjia nuk mungoi përgjatë performancave, e madje mund të themi se ka qenë me bollëk.

Ndjekësit kanë pikasur në rrjete sociale një moment nervoze apo ekzaltimi kur përgjatë interpretimit të njërës prej këngëve të tij, reperi godet fort duke përplasur lap-topin e DJ-it të eventit, DJ Gimi-O.

Mbetet e paqartë se çka mund ta ketë shkaktuar këtë reagim të Donit. /Prive.al

0 comment

You may also like

Leave a Comment