Home Tjera Cila ushtri është më e fortë: E Turqisë, Iranit apo e Izraelit?

Cila ushtri është më e fortë: E Turqisë, Iranit apo e Izraelit?

by rks2008

Ushtria e Turqisë renditet në top 10 ushtritë më të fuqishme të botës. Por, edhe Irani qëndron përpara Izraelit në renditjen e ushtrive më të fuqishme në botë. Renditja globale e “Global Fire Power” renditi ushtritë Botërore.

Ndryshe nga renditjet e tjera, kjo renditje krahason ushtritë jo vetëm me numrin e tankeve dhe avionëve, por edhe në lidhje me numrin e personelit, rezervave, buxheteve ushtarake, burimeve natyrore dhe infrastrukturës industriale.

A*mët bërthamore nuk merren në konsideratë, por vendet me a*më të tilla marrin më shumë pikë. Po ashtu do të merret në konsideratë anëtarësimi në aleanca ushtarake (kryesisht në NATO) dhe stabiliteti financiar dhe qëndrueshmëria e buxhetit të shteteve. Shtetet e Bashkuara renditen të parat në këtë renditje më pas vijnë Rusia, Kina, India, Franca, Britania, Koreja e Jugut, Japonia, Turqia dhe Gjermania.

Irani renditet i 13 në renditje dhe Izraeli është në pozitën e 16. Italia, Egjipti, Brazili, Indonezia janë midis 15 vendeve me ushtri superiore. Vlen të theksohet se Izraeli u rendit i 15-ti në renditje vitin e kaluar, duke e zbritur për një vend këtë vit.

Sipas të dhënave, në Ushtrinë Amerikane janë rreth 2 milionë persona aktivë dhe rezervë. Ushtria amerikane ka 6,000 tanke dhe mbi 13,000 avionë – 2,000 avionë Iuftarakë. Ushtria amerikane ka 415 anije Iuftarake.

Buxheti i mbrojtjes i SHBA vlerësohet të jetë 647 miliardë dollarë.

Ushtria ruse ka 3 milion e gjysmë ushtarë. Forcat e Armatosura Ruse kanë 4,000 avionë, më shumë se 20,000 tanke dhe 352 anije luftarake. Buxheti i mbrojtjes i Rusisë është 47 miliardë dollarë.

Ushtria kineze ka 2 milionë e gjysmë ushtarë dhe numri i avionëve është mbi 3,000, kurse numri i tankeve është 7,500. Ushtria kineze ka 714 anije luftarake. Buxheti i mbrojtjes i Kinës është 151 miliardë dollarë.

0 comment

You may also like

Leave a Comment