Home e zeze Sami Lushtaku humb një anëtarë të familjes (FOTO)

Sami Lushtaku humb një anëtarë të familjes (FOTO)

by rks2008

Ka vdekur i riu nga fshati Prekaz i Skënderajt, Faruk Lushtaku.

I ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë, të cilës nuk arriti t’i përballonte, shkruan Jepi zë.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij, përmes një postimi në facebook.

Po ashtu, edhe Sami Lushtaku ka reaguar për vdekjen e Farukut, duke treguar që e ka djalë të axhës.

“Djali i agjës Faruku nga sot kaloi në përjetësi.

Një djalë i fortë e më zemër të madhe, i dashur e i respektuar për të gjithë, nuk i bëri ballë sëmundjes nga e cila vuante.

Pavarësisht saj, Faruku nuk u dorëzua asnjëherë duke qëndruar i fortë para sfidave të jetës. Ishte djalë shëmbull i urtësisë e mirësjelljes me të gjithë”, ka shkruar Lushtaku.

0 comment

You may also like

Leave a Comment