Home e zeze E dhimbshme: Vdes 16 vjeçarja nga Skenderaj (FOTO)

E dhimbshme: Vdes 16 vjeçarja nga Skenderaj (FOTO)

by rks2008

Vesa Bajrami, 16 vjeçare nga Klina e Poshtme të Skenderajt, ka vdekur sot pasi nuk arriti t’i mbijetojë sëmundjes, ku përmes një postimi në rrjetin social facebook Kryetari i Komunës se Skenderajit Bekim Jashari ka shkruar për vdekjen e Vesës, Republika Online.

Ky është postimi i plotë:

Qyteti ynë sot u zgjua nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të dy qytetarëve të mrekullueshëm, veteranit të UÇK-së, Musa Koca dhe 16 vjeçares Vesa Bajrami.

Vesës i’u shuan ëndrrat për jetë, në moshë shumë të re, e cila nuk arriti t’a mposhtë sëmundjen dhe sot po ndahet fizikisht nga ne.

Veterani i UCK-së, Musa Koca, përveç kontributit të madh që dha gjatë luftës, dha kontribut edhe në paqe, si një njeri i urtë, atdhedashës dhe i respektuar nga të gjithë.

Në emër të komunës dhe në emrin tim personal shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bajrami dhe Koca, për këtë humbje të madhe.

Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës Vesë e Musa!

0 comment

You may also like

Leave a Comment