Home Fokus A është larguar nga PDK, tregon hapur Andin Hoti!

A është larguar nga PDK, tregon hapur Andin Hoti!

by rks2008

Ish-deputeti, tani Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka reaguar pas raportimeve të mbrëmshme se ai është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Hoti ani nuk e ka përmendur specifikisht, ka lënë të nënkuptohet se ai nuk është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ai i ka quajtur luftë ndaj tij zërat për largim nga PDK, teksa thotë se askush dhe me asgjë nuk do të mund të më ndalë në angazhimin tim për t’i gjetur më të dashurit tanë; babin dhe 1631 të zhdukurit e tjerë me forcë gjatë luftës. Nuk do të heq dorë për asnjë çmim dhe nuk brengosem për qëndrimet apo opinionet politike të askujt.

Shkrimi i plotë:

E PAPRANUESHME!

Që nga marrja e detyrës e kam bërë të qartë dhe po e përsëris prapë sot:

Askush dhe me Asgjë nuk do të mund të më ndalë në angazhimin tim për t’i gjetur më të dashurit tanë; babin dhe 1631 të zhdukurit e tjerë me forcë gjatë luftës. Nuk do të heq dorë për asnjë çmim dhe nuk brengosem për qëndrimet apo opinionet politike të askujt.

Konfuzioni i shkaktuar ditëve të fundit nga tendencat dhe sulmet e orkestruara që kulmuan mbrëmë me lajmin e “bujshëm” për gjoja largimin tim nga Partia Demokratike e Kosovës, është jo vetëm trazues dhe i papranueshëm, por edhe i dëmshëm për misionin tim human në krye të Komisionit për zbardhjen e fatit të familjarëve tanë që ende na mungojnë.

Reagimet politike dhe fushatat e nxitura inatçore duke shtrembëruar të vërtetën, kanë pasoja më serioze se sa dëmtimin tim personal apo kalkulimin e interesave elektorale në prag të fushatës.

Mirëpo, sulmet e tilla politike dhe qasja joetike e disa medieve me fotografi montazh, nuk i bëjnë nder askujt dhe përtej dëmit personal në këtë rast, po vazhdojnë ta helmojnë në përmasa shqetësuese opinionin publik.

Duke marrë shkas nga sulmet e ulëta dhe fushata e nxitur denigruese e linçuese, e vlerësova të nevojshme që t’iu drejtohem edhe një herë:

E para, për t’i falënderuar të gjithë ata që përmes reagimeve publike i kanë dhënë përgjigjen më të mirë këtyre tendencave, dhe;
E dyta, 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐡𝐮𝐫 𝐢𝐧𝐝𝐢𝐧𝐣𝐚𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐭𝐡𝐞𝐥𝐥𝐞̈ 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐡𝐨𝐧𝐱𝐡𝐨𝐛𝐨𝐧𝐱𝐡𝐞̈𝐯𝐞 𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐫𝐭𝐩𝐫𝐢𝐬𝐡𝐮𝐫𝐯𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐮 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐮𝐚𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐞𝐝𝐡𝐢𝐧 𝐛𝐚𝐥𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐢 𝐀𝐃𝐍-𝐧𝐞̈ 𝐭𝐢𝐦𝐞, 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐔𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐂̧𝐥𝐢𝐫𝐢𝐦𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬.

Duke i mirëkuptuar të gjithë ata që në mënyrë të pavetëdijshme më kanë atakuar, fushatat e tilla propagandistike, në vend të bashkëpunimit për të cilin jam angazhuar dhe insistoj me këmbëngulje, vetëm sa do ta vazhdojnë agoninë e familjeve që prej më shumë se dy dekadash presin në ankth të vërtetën për fatin e më të dashurve të tyre.
Andin Hoti

0 comment

You may also like

Leave a Comment