Home Lajme Publikohen pamjet nga momenti i rrokullisjes së kamionit të zjarrfikësve në Kllokot (VIDEO)

Publikohen pamjet nga momenti i rrokullisjes së kamionit të zjarrfikësve në Kllokot (VIDEO)

by rks2008

Para disa ditësh, një kamion i zjarrfikësve u rrokullis në Kllokot. Si pasojë, dy zjarrfikës kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e pati konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se rreth orës 17:10 në Kllokot, në udhëkryqin e rrugës Kllokot me rrugën për Viti, ka ndodhur një vet-aksident rrugor ku është rrokullisur automjeti i zjarrfikësve të Vitisë me ç’rast dy zjarrfikësit kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë transportuar në Emergjencën e Spitalit në Gjilan dhe sipas raportimit mjekësor nuk janë në rrezik për jetë”, ka thënë ai.

Ndërkaq sot janë publikuar pamjet nga rrokullisja e automjetit.

Televizioni Plus ka publikuar një video që tregon se si kamioni i zjarrfikësve është rrokullisur.

0 comment

You may also like

Leave a Comment