Home e zeze Vdekja e 50-vjeçarit në Gjilan, lajmërohet Lirim Jakupi: Mbrëmë isha në Prishtinë

Vdekja e 50-vjeçarit në Gjilan, lajmërohet Lirim Jakupi: Mbrëmë isha në Prishtinë

by rks2008

Një person i moshës 50-vjeçare është v rarë nga dy persona të dielën mbrëma në qytetin e Gjilanit.

Lirim Jakupi, që sipas Insajderit është një nga të dyshuarit për v rasjen e 50 vjeçarit në Gjilan, thotë se të dielën mbrëma ka qenë në Prishtinë.

“Turp për shpifësit që më atakojnë si shumë herë tjera. Unë kam qenë në Prishtinë me familje, sot kthena dhe shkoj drejt në polici”, ka thënë ai.

Mes tjerash ai thotë se uron që sa më shpejt të zbardhet e vërteta e këtij rasti.

“Unë i besoj drejtësisë dhe shpresoj që shumë shpejt të zbardhet ky rast. Ju faleminderit për mirëkuptim”, ka thënë ai për lajmi.net.

Kujtojmë, se personi me inicialet B.K mbeti i v rarë sot në qendër të Gjilanit. Shkak për vrasjen e tij po dyshohet se është çështja pronësore, mirëpo ende nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht.

Policia sot ka njoftuar se lidhur me v rasjen ka arrestuar tre persona.

0 comment

You may also like

Leave a Comment