Home Lajme Ky është i dyshuari që vodhi 20 mijë euro në Prizren (FOTO)

Ky është i dyshuari që vodhi 20 mijë euro në Prizren (FOTO)

by rks2008

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një person është arrestuar në Prizren, pasi i njëjti ka tentuar t’ia vjedh një personi tjetër 20 mijë euro. Sinjali mëson se i dyshuari është Faruk Iseni.

Sipas policisë i dyshuari përderisa kishte provuar të këmbente monedha nga Franga në Euro, në një këmbimore në qytet, kur viktima ishte duke i numëruar të hollat në vlerë prej 20000 mije euro, ai i ka grabitur të hollat duke e goditur viktimën dhe ka filluar ikjen.

Ndërkaq, viktima kishte kërkuar ndihmë nga disa qytetarë për rreth të cilët menjëherë kanë reaguar dhe e kanë ndaluar të dyshimtin.

Policia ka njoftuar se pas reagimit të qytetarëve një patrullë policore që kishte qenë në vendin e ngjarjes ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar të dyshuarin.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

0 comment

You may also like

Leave a Comment