Home Kosovë “Te Serbia po e kërkon të vërtetën për UÇK-në a”, Naim Maloku i reagon ashpër Besnik Bislimit

“Te Serbia po e kërkon të vërtetën për UÇK-në a”, Naim Maloku i reagon ashpër Besnik Bislimit

by rks2008

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku, i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimit, i cili ka thënë se Serbia është pajtuar për hapjen e arkivave, përfshirë edhe ato për UÇK-në për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve.
Maloku ka pyetur Bislimin, nëse të vërtetën për UÇK-në po e kërkon të Serbia, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Serbia nuk do të hap arkiva të vetat të vërteta, pasi ia ndalon edhe ligji.

Reagimi i Malokut në Facebook:

Për cilat arkiva e ke fjalën o Besnik Bislimi? Te Serbia po e kërkon të vërtetën për UÇK-në a? Nuk të kuptova mirë, apo jam gabim?

Unë s’jam aq debil me besu që Serbia hap arkiva të vetat, të vërteta, para opinionit.

Edhe me Ligj nuk ka, askush, të drejtë pa kalu koha e deklasifikimit të tyre. Në Serbi ka Ligje dhe respektohen ato.

0 comment

You may also like

Leave a Comment