Home Lajme Rrustem Mustafa: Hapja e arkivave nuk e dëmton fare UÇK-në

Rrustem Mustafa: Hapja e arkivave nuk e dëmton fare UÇK-në

by rks2008

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka folur për takimet dy ditore që ka pasur në Bruksel me palën serbe dhe Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak. Zëvendëskryeministri Bislimi tha se pala serbe është dakorduar që të hapen arkivat shtetërore të dy shteteve atij të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Republika Online.

“Gjatë takimit trilateral, pala serbe ka deklaruar se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat, sipas tyre nënkupton edhe arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në. Unë mendoj që kjo është në interes tonë sepse shumica e varrezave masive ku pretendohet se janë pjesët e mbetura të mbi 1600 qytetarëve ndodhen në këto varreza për të cilat kanë informata kryesisht arkivat ushtarake të Serbisë”, tha ai.

Hapja e arkivave të Kosovës ka ngjallur reagime të shumta, por një gjë që e ka parë të pa arsyeshme ish komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit Rrustem Mustafa-Remi njëherit edhe anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës i cili përmes një postimi në rrjeti social facebook tha se arkivat e UÇK-së janë të hapura dhe se nuk ka çfarë të fsheh pasi që lufta e ishte e pastër/Republika Online.

Ky është postimi i plotë:

0 comment

You may also like

Leave a Comment