Home Magazina Meraklike e veturave të shtrenjta, jeta luksoze e Donikës, vajzës së Sylejman Selimit (FOTO)

Meraklike e veturave të shtrenjta, jeta luksoze e Donikës, vajzës së Sylejman Selimit (FOTO)

by rks2008

Donika është e bija e gjeneralit, Sylejman Selimi.Ajo vazhdimisht e ekspozon jetën e saj në rrjetin social Instagram, aty ku ndiqet nga më shumë se 5 mijë ndjekës.

Në fotografitë dhe videot e publikuara shihet luksi i përditshëm në të cilin ajo jeton, shkruan “Front Online”.

Donika nuk u ndahet veturave të shtrenjta, si kësaj BMW-je X5 M, vlera e të cilës në tregun e veturave sillet mbi 50 mijë euro.

Meqë pos BMW-së ajo shihet duke vozitë edhe vetura të markave tjera, që po ashtu njihen për luksoze, Audi e Mercedes.

Të kushtueshme i ka edhe dhuratat e gjësendet që i blen, e të cilat janë të brendeve të njohura, ku si duket është meraklike e atyre të firmës, Gucci & Balmain

Donika është shumë e dhënë edhe pas parfumeve të cilët i ka më bollëk, ato janë të firmave të ndryshme, Chanel, Armani, Dior, Dolce Gabanna & Prada, që në treg shitën me kosto të lartë./ “Front Online”.

0 comment

You may also like

Leave a Comment