Home Lajme Ky është shoferi që po voziste autobusin kur ndodhi aksidenti, dyshohet se e kishte zënë gjumi (FOTO)

Ky është shoferi që po voziste autobusin kur ndodhi aksidenti, dyshohet se e kishte zënë gjumi (FOTO)

by rks2008

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 45 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slovenski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.

Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që shoferin e autobusit e ka zënë gjumi, derisa po voziste.

Sinjali mëson se shoferi që po e voziste autobusin në momentin kur ndodhi aksidenti është Dukagjin Lyta.

Lyta, i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin, po qëndron në stacionin rajonal të Policisë.

Në mesin e viktimave të aksidentit është edhe shoferi tjetër, Naser Sylmetaj.

15 nga 45 të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndestësore, në mesin e tyre edhe një vajzë e mitur.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/

0 comment

You may also like

Leave a Comment