Home Lajme Ngjarja në Velipojë – “Babai i dy djemve të vdekur qante më tepër për kamarierin jetim”

Ngjarja në Velipojë – “Babai i dy djemve të vdekur qante më tepër për kamarierin jetim”

by rks2008

Kujtim Ferracaku, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj e Musaen Zeneli 20 vjeç mbetën të v rarë në përp lasjen me a rmë për shezlonget në Velipojë një ditë më parë.

20-vjeçari Zeneli punonte si kamarier në hotelin e familjes Gocaj dhe nuk kishte aspak lidhje me ngjarjen. Madje ajo ishte dita e parë e punës.

Pas v rasjes, babai i vëllezërve Gocaj tha për mediat se ju v ranë dy djemtë dhe jeta për të nuk ka më vlerë.

Por korrenspondentja e Klan News në Shkodër, Emi Kalaja, në një lidhje për emisionin Opinion në Tv Klan, ka zbuluar të tjera detaje për ngjarjen.

Babai i djemve Gocaj nuk ka qenë në dijeni për përp lasjen dhe e mësoi vetëm pasi i dëgjoi të sh tënat. Sipas gazetares, ai ka qarë më shumë për kamarierin 20-vjeçar Musaen Zeneli se sa për djemtë e tij.

“Dua të them edhe një detaj tjetër. I ati i Edmond dhe Xhovani Gocaj, Pjetër Gocaj, në momentin që ka ndodhur ngjarja, ka qenë duke fjetur, nuk ka patur dijeni fare, ka dëgjuar k rismat.

Stafi i qendrës shëndetësore të Velipojës thonë që qante me ngashërim më shumë se për dy djemtë e v rarë, për djalin jetim që kishte amanet. Dhe ka qenë një ngjarje jashtëzakonisht e trishtë”, tha gazetarja Emi Kalaja.

0 comment

You may also like

Leave a Comment