Home Lajme Nëna e Musaenit punon në spital, i lau rrobat me gj ak pa e ditur se janë të tij (VIDEO)

Nëna e Musaenit punon në spital, i lau rrobat me gj ak pa e ditur se janë të tij (VIDEO)

by rks2008

Nëna e Myzerim Zeneli e përcolli djalin të shtunën në mëngjes në punën e tij të re, për mos ta parë më kurrë. Myzerimi mbeti i p ajetë nga b reshëria e p lumbave midis Ferracakëve dhe Gocajve, gjatë k onfliktit për plazhin në Velipojë.

Ngjarja që ndodhi pak pas mesnatës së 27 qershorit u përhap me shpejtësi në media, në kohën kur nëna e tij ishte në punë, në lavanderinë e spitalit të qytetit.

Kushëriri i të n djerit, rrëfeu sot në emisionin “Shqipëria live” se e ëma e kuptoi ngjarjen pikërisht në spital, pasi askush nuk guxonte t’i tregonte:

“E ka kuptuar nga ora 1 e gjysmë, nga rrobat që duheshin larë në spital. Pa peshqirin e djalit, as që e dinte që te v iktimat në m org ishte dhe Myzerimi. Ishte ‘shok’ i madh për të”.

Më tej, tregon se 20-vjeçari kishte punuar disa herë, ndërkohë që kuzhina ishte pasioni i tij: “Ka qenë shumë i dashur, pavarësisht se ka qenë pak i sëmurë. Kanë qenë të varfër, jetë e vuajtur. Ai ka pasur punë të jeta, ka punuar diku kamarier, diku diçka tjetër. Gatimin e ka mësuar në shkollë, e kishte pasion”.

0 comment

You may also like

Leave a Comment