Home Lajme Ky është personi që vdiq pasi u rrëzua nga ndërtesa ku punonte (FOTO)

Ky është personi që vdiq pasi u rrëzua nga ndërtesa ku punonte (FOTO)

by rks2008

Sot, sipas njoftimit të familjarëve, do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e lagjes Shipol të Mitrovicës, tashmë i ndjeri Esat Gllogovci.

Ditën e enjte, teksa po punonte në Mitrovicë, i ndjeri Gllogovci kishte rënë bashkë me liftin që përdoret për bartjen e materialit.

Në vendin e punës kishte shkuar autoambulanca për ta marrë të lënduarin, i cili u dërgua menjëherë në spital, shkruan “Jepi zë.”.

Sipas mjekëve, ai kishte pësuar tronditje të mëdha në kokë si dhe kishte pasur shumë plagë në trup.

E siç mësohet, ai prapa ka lënë gruan me dy fëmijë si dhe dy prindër në gjendje jo të mirë shëndetësore.

0 comment

You may also like

Leave a Comment