Home Kosovë Këtë javë pritet të bie bora e parë, në Kosovë

Këtë javë pritet të bie bora e parë, në Kosovë

by rks2008

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se edhe këto ditë pritet që në mëngjes të ketë mjegull.

Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Në mëngjes dhe gjatë natës pritet të ketë mjegull.

E hëna do të filloj me diell dhe pak vranësira, por nga e marta pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu.

Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha, sidomos në vlerat e maksimaleve, kurse temperaturat minimale parashihen të ulen diku në zero dhe -1 gradë Celsius.

Reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqërohen me fjolla të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.

0 comment

You may also like

Leave a Comment