Home Rajon Haradinaj-Stublla takohet me deputetin Kamberi, flasin për nevojat emergjente të shqiptarëve në Luginë

Haradinaj-Stublla takohet me deputetin Kamberi, flasin për nevojat emergjente të shqiptarëve në Luginë

by rks2008

Shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, gjatë një takimi sot me shefin e Grupit Parlamentar të opozitës së bashkuar shqiptare Shaip Kamberi, ka biseduar për nevojat emergjente të shqiptarëve në Luginë, përfaqësimin politik dhe të drejtën për arsim në gjuhën amtare.

Ministrja Haradinaj-Stublla tha se është e pakursyer dhe e vendosur përkrahja e Kosovës për shqiptarët në Luginën e Preshevës, ku përmes nismave të fundit do t’iu gjenden bashkëkombësve tanë në këto ditë sfidash por edhe më tej.

Ajo po ashtu tha se është e palëkundshme puna e përbashkët për koordinim të platformës shqiptare për të drejta të barabarta e zhvillim të Medvegjës, Preshevës e Bujanovcit.

0 comment

You may also like

Leave a Comment