Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u shfaq pa paralajmërim në zyret e Partisë Demokratike të Kosovës.
Por, këtë ai e bëri si mik, për t’ua shprehur mbështetjen Partisë Demokratike të Kosovës, pas ngjarjeve të fundit me Kadri Veselin.
Haradinaj po pretendon ta zë pozitën e ish-kryetarit të dikurshëm të PDK-së, Hashim Thaçit, atë të presidentit të shtetit, mirëpo nuk e konfirmoi se për këtë temë u diskutuar në selinë qendrore të PDK-së.
Pas takimit me Enver Hoxhaj, Sami Lushtakun e Uran Ismailin, Haradinaj u takua me të njëjtin qëllim të solidarizimit edhe me Kryetarin e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.