Home Lajme Gent Cakaj kërkon Bosnja e Hercegovina dhe Serbia që ta njohin Kosovën

Gent Cakaj kërkon Bosnja e Hercegovina dhe Serbia që ta njohin Kosovën

by rks2008

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka kërkuar nga homologët e tij, ministres së Bosnjës e Hercegovinës dhe ministrit të Serbisë që ta njohin Republikën e Kosovës.

Kështu bëri të ditur ai përmes një postimi në Facebook, ku tha se nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë rajonal, pa qasje përfshirëse, trajtim të barabartë dhe njohje të ndërsjellë mes vendeve.

“Njohja e Kosovës është një hap tejet i rëndësishëm, jo vetëm në procesin e zhvillimit ekonomik e pajtimit ndëretnik në Ballkanin Perëndimor, por edhe në rritjen e kapaciteteve të përgjithshme rajonale për anëtarësim më të shpejtë në Bashkimin Evropian”, shkruan Cakaj ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Sot, në mbledhjen virtuale të ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, i kam kërkuar Ministres së Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Ministrit të Jashtëm të Serbisë, të njohin sa më parë Republikën e Kosovës.

Nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë rajonal, pa qasje përfshirëse, trajtim të barabartë dhe njohje të ndërsjellë. Në këtë kuptim, njohja e Kosovës është një hap tejet i rëndësishëm, jo vetëm në procesin e zhvillimit ekonomik e pajtimit ndëretnik në Ballkanin Perëndimor, por edhe në rritjen e kapaciteteve të përgjithshme rajonale për anëtarësim më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, kemi bërë thirrje për liberalizim sa më të shpejtë të vizave me Republikën e Kosovës, duke marrë parasysh plotësimin e të gjitha kushteve të nevojshme teknike. Çdo vonesë në këtë proces do ta demtojë besueshmërinë në aftësitë vendimmarrëse të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

0 comment

You may also like

Leave a Comment