Home Lajme Rrëfim i pa dëgjuar më parë: Kështu kërceu Kadri Veseli nga aeroplani për t’u nisur drejt Kosovës (VIDEO)

Rrëfim i pa dëgjuar më parë: Kështu kërceu Kadri Veseli nga aeroplani për t’u nisur drejt Kosovës (VIDEO)

by rks2008

Gazetari Baton Haxhiu ka deklaruar mbrëmë se Kadri Veseli kishte kërcyer nga një avion ushtarak që të nisej për në luftë bashkë me shokët e tij, shkruan Express.

Sipas tij, arsye për këtë ishte moti i keq dhe pamundësia e aeroplanit që të zbres në Aeroportin e Rinasit.

“Për shkak të motit të keq, aeroplani ushtarak s’ka mund të zbres në Aeroportin e Rinasit dhe Kadri Veseli bashkë me shokun e tij kanë kërcyer nga avioni për t’u nisur në Kosovë që të nisëshin për luftë sepse luftëtarët ishin atje. Aeroplani nuk ka zbritur, po Kadri Veseli ka kërcyer nga avioni. Ky është Kadri Veseli”, ka thënë Haxhiu.

Ndryshe, Kryetarit të PDK-së Kadri Veselit, i është konfirmuar aktakuza nga Prokuroria Speciale.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se për aktakuzën është njoftuar të mërkurën pasdite.

“Përmes kësaj deklarate, dua t’i informoj qytetarët e Kosovës se kam bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjem këtyre akuzave. Nuk do të komentoj më shumë kësaj radhe”, kishte shkruar Veseli/Express

0 comment

You may also like

Leave a Comment