Home Lajme Gold AG publikon këngën e re “Trimi i Dukagjinit” (VIDEO)

Gold AG publikon këngën e re “Trimi i Dukagjinit” (VIDEO)

by rks2008

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Trimi i Dukagjinit” mban titullin kënga e tij e re, e cila është hip-hop dhe me motive patriotike.

Teksti dhe muzika janë realizuar nga vet Gold AG, teksa për orkestrimin është kujdesur Nexhat Mujovi – Wirusi.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë, një pjesë e të cilit është xhiruar në Kompleksion Memorial në Koshare dhe një pjesë në disa prej kullave të Junikut.

Për koiçidencë, ky projekt muzikor kushtuar trimave të luftës u publikua në të njëjtën ditë kur vendi është duke u përballur me reagime të shumta për disa aktakuza të ngritura ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, njëherësh njerëz me pushtet në politikën kosovare.

Edhe Gold AG të enjten ashtu si shumë figura publike shprehu me shqetësim revoltën e tij lidhur me aktakuzat ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. /Telegrafi/

0 comment

You may also like

Leave a Comment