Home Kosovë Djali i Thaçit, Endriti në konferencën lamtumirëse, i emocionuar për babain! (VIDEO)

Djali i Thaçit, Endriti në konferencën lamtumirëse, i emocionuar për babain! (VIDEO)

by rks2008

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë të ditur se është konfirmuar aktakuza ndaj tij nga Gjykata Speciale.

Në konferencë për media që mbajti para pak minutash Thaçi tha bëri të ditur se jep dorëheqje nga pozita e Presidentit të vendit.

Por në këtë konferencë para shkuarjes në Hagë, presidenti Thaçi kishte pranë edhe djalin e tij Endritin, sigurisht një mbështetje e madhe për të në këto momente, shkruan Reporteri.net.

Thaçi tha se kjo ditë nuk është e lehtë për të dhe familjen e tij, por falënderoi të gjithë për mbështetjen.

“Janë momente jo të lehta për mua dhe familjen time, dhe juve që me keni mbështetur dhe besuar në këto tri dekada të përpjekjeve për liri, pavarësi dhe shtet ndërtim”, tha Thaçi.

0 comment

You may also like

Leave a Comment