Home Lajme Mësohet vendndodhja e Jakup Krasniqit, pasi EULEX me udhër të Specialës i bastisi shtëpinë

Mësohet vendndodhja e Jakup Krasniqit, pasi EULEX me udhër të Specialës i bastisi shtëpinë

by rks2008

Ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi që nga mëngjesi dyshohet se është ndarë në një dhomë të veçantë në shtëpinë e tij, ku edhe po merret në pyetje nga njësitet e EULEX’it, shkruan Gazeta Metro.

Kështu kanë bërë të ditur familjarë të tij për Kanal 10, ku thanë se janë terrorizuar kur në orët e para të mëngjesit zyrtarët e policisë dhe EULEX’it kanë zbarkuar në shtëpinë e tyre në Velani.

“Janë të terrorizuar, në ora gjashtë kur kanë hyrë forcat, është i ndarë në një pjesë tjetër të shtëpisë Baca Jakup, aty po vazhdon intervistimi nuk e dimë çka, bastisja prej orës 06:00. Momentalisht është prindi im dhe një mixhë tjetër në Negroc, sapo të përfundon këtu bastisja vazhdojmë atje. Nuk e dimë sa do të zgjasë këtu bastisja”, ka thënë ai.

Theksojmë se sot që nga ora 06:00 e mëngjesit, forca të shumta të njësisë së EULEX kanë rrethuar shtëpinë e ish-kryeparlamentarit Krasniqi, njëherit ish-zëdhënës i UÇK’ë, shkruan Gazeta Metro.

Më herët Tribunali Special ka konfirmuar se janë duke u kryer operacione në Prishtinë, teksa detaje të tjera do të bëhen të ditura më vonë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim.

Bastisja është duke vazhduar ende tek shtëpia e Krasniqit, kurse nuk dihet nëse po zhvillohen bastisje të tjera në Prishtinë./gazetametro.net

0 comment

You may also like

Leave a Comment