Home Lajme Bastiset shtëpia e Azem Sylës? (FOTO)

Bastiset shtëpia e Azem Sylës? (FOTO)

by rks2008

Hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar aktualisht janë duke kryer operacione në Prishtinë.

Përveç bastisjes në shtëpinë e Jakup Krasniqit, është folur edhe për një bastisje të mundshme në shtëpinë e Azem Syles.

IndeksOnline ka qëndruar pranë shtëpisë së Sylës, mirëpo gjithçka është dukur e zakonshme dhe se nuk është parë asnjë lëvizje apo bastisje nga ana e zyrtarëve të EULEX-it.

Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së, ka thënë se nuk kanë pasur informacione për aksionin që po zhvillohet sot.

“Po flitet që janë edhe tek shtëpia e Azem Syles, mirëpo nuk kam infromacione të sakta, veç e di që po bëjnë bastisje sot”, ka theksuar Klinaku në Kanal10.

Sipas tij, bastisje po kryhen edhe tek dy ish- pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /IndeksOnline/

0 comment

You may also like

Leave a Comment