Home Lajme Këto janë dy vajzat që u aksidentuan me “veturën e vjedhur” në Gjakovë (FOTO)

Këto janë dy vajzat që u aksidentuan me “veturën e vjedhur” në Gjakovë (FOTO)

by rks2008

Dy vajzat që u aksidentuan mbrëmë në Gjakovë, gjatë tentimit për t’i ikur Policisë, janë 24 vjeçarja Domenika Pergega dhe 21 vjeçarja Aurora Bunari. Dy vajzat nuk u aksidentuan me veturë të vjedhur, ashtu siç u raportua, por e vërteta qëndron ndryshe.

Burime të sigurta të Gazetës Sinjali, të afërta me të aksidentuarat, në kushte anonimiteti kanë bërë të ditur për Sinjalin se nuk bëhet fjalë për vjedhje të veturës, pasi që automjeti i tipit AUDI, i është dhënë Domenika Pergegës, e cila ishte duke vozitur kur ndodhi aksidenti, me pëlqim nga pronari i saj (emër i njohur për redaksinë) që ta shfrytëzonte për xhiro pas mesnate rrugëve të Gjakovës bashkë me shoqen e saj, Aurora Bunarin.

Por ku ishin të dyshuarat para se të ndodhte aksidenti dhe si erdhi deri aksidenti me “veturë të vjedhur”?

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se dy të aksidentuarat kanë qenë duke u argëtuar në lokalin “Etno” i cili u mbyll mbrëmë për herë të tretë nga Policia e Kosovës, e ku në të njëjtën kafeteri ishte edhe pronari i veturës, por në një tavolinë tjetër përballë tyre. Sipas burimeve të Sinjalit pronari i veturës dhe dy vajzat kane dalë nga lokali në të njëjtën kohë, madje ky sinjalizues, posedon edhe video ku vërehet pronari i veturës duke bisduar me Domenika Përgegën.

Pra, sipas sinjalizuesit vetura që u pretendua se është e vjedhur u dha me pëlqimin e pronarit të saj dhe jo ashtu siç njoftoi Policia, se vetura ishte e parkuar dhe e pasigurara, duke pasur kështu qasje për të hyrë në të.

0 comment

You may also like

Leave a Comment