Home Lajme Këta janë dy të rinjtë që vdiqen në aksident (FOTO)

Këta janë dy të rinjtë që vdiqen në aksident (FOTO)

by rks2008

Taulant dhe Valon Ramadani janë dy personat që vdiqën mbrëmë si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmë në rrugën Kllokot-Viti.

Të ndjerët (32 dhe 35 vjeçar) ishin nga fshati Smirë e Vitisë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka deklaruar se nga hetimet e para dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur një veturë në lëvizje në të cilën kanë qenë tre persona në rrugen Kllokot-Viti, humb kontrollin dhe përplaset jashtë rrugës.

“Me këtë rast lëndime vdekjepruese pëson drejtuesi i automjetit (1985) i cili ndërron jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy pasagjerët dërgohen në Qendrën emergjente në Gjilan. Njëri nga pasagjerët (1988) edhe përkundër ndihmës së ofruar ndërron jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ndërsa pasagjeri i tretë (1981) dergohet në QKUK-Prishtinë në gjendje të rëndë”, është shprehur ai.

0 comment

You may also like

Leave a Comment