Home Lajme Geci i ashpër si kurrë më parë pas akuzave për fabrikën “7 Vëllezërit”, rrëfen sa para i morën nga Behgjet Pacolli

Geci i ashpër si kurrë më parë pas akuzave për fabrikën “7 Vëllezërit”, rrëfen sa para i morën nga Behgjet Pacolli

by rks2008

Halil Geci, njëri nga vëllezërit Geci nga Llausha, përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar përmes një shkrimi të gjatë mënyrën e blerjes së fabrikës së tjegullave në Skenderaj.

Geci për herë të parë ka treguar se këtë fabrikë vite më parë e kanë blerë në vlerë 1.2 milionë euro.

“Fabrika u ble 1 milion e 200 mijë euro, ofertuesi i dytë ka qenë nëse nuk kam harruar 1 milion euro, kurse ofertuesi i tret ka qenë 600 mijë euro”, shkruan Geci.

Ai me tej rrëfen se nga këto para, 600 mijë euro i kanë huazuar nga kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përcjell “Bota sot”.

Ja reagimi i plotë i Gecit:

Një reagim kundër disa mediave dhe portaleve ku mua dhe familjen time e lidhin me privatizimin e lirë të tokave ,dhe çdo herë kur ndodhë diçka e ligë dikush ka dëshirë te na krahasojë me ata që kanë luajtur k…. me AKM e asaj kohe dhe pasurin e shtetit,dhe gjejnë pretekst dhe lidhën për…. tim dhe familjes sime.

Miqtë e mi dua tua shpjegoj se para pak dite disa nga portalet dhe mediat më paskan përfshirë mua si njërin nga privatizusit e pronave të lira duke me krahasuar mua me grupin e atyre që kanë blerë tokë pasurin e shtetit me vlera të lira.

Në kohën kur disa portale kanë shkruar unë kam qen në në një pushim dhe kam qenë jashtë rrjedhave sot disa miq me than se tu ka përmend emri duke te krahasuar ty me blerësit e lirë.

Unë u çudita dhe vendosa të reagoj dhe t’ju shpjegoj se si ka ndodhur privatizimi i Fabrikës të tjegullave në Skenderaj, si dhe blerja e tokës për të cilën mu ka përmend emri.

Fabrika e tjegullave IMN Skenderaj ka dal në tender në rundin e tret të 2004-ës.

Fabrika u shitë me spinof special,me obligime shtesë me kushte që brenda dy vite e kam pasur detyrim të domosdoshëm ti mbaj në marrëdhënie pune 150 punëtorë si dhe 2 milion investime, me mbikëqyrje të rreptë të zyrtarëve të AKM-s ku shitja e aseteve e posaçërisht ato me spinof special mbikëqyrej nga të huajit, ku unë dhe firma që udhëhoqa quhet edhe sot “7 Vëllezërit Geci”. Me aksionar unë dhe 6 vëllezërit tjerë.

Fabrika u ble 1 milion e 200 mijë euro ofertuesi i dytë ka qenë nëse nuk kam harruar 1 milion euro, ofertuesi i tret ka qenë 600 mijë euro.

Fabrikën të cilën e kam blerë unë nuk është tjetërsuar ashtu siç i kanë tjetërsuar pronat tjera, por është ajo e para dyzet pesë viteve ku marrin pagë dhe jetojnë dinjitetshëm afro 100 familje.

Parat për ta blerë Fabrikën i kemi huazuar nga Behgjet Pacolli 760 mijë euro,kurse shumën tjetër i kemi marrur përmes Bankës ku garantues ka qenë një mik i joni, parat ua kemi kthyer me nderë huazuesve, dhe nga ajo kohë deri me sot jemi gjithmonë me kredi nga të cilat s’po mundemi te dalim.

Toka të cilën e kemi blerë ka qenë dikur tokë e dajallarëve tonë nga Broja, toka ju ka marrur dajallarëve tonë nga pamundësia e pagesës të tatimeve në pronë (porezit) toka ka qen djerrinë dhe kur u dalë në shitje dajallarët na kanë sugjeruar ta blejmë dhe neve e kemi blerë së bashku me një pjesë tjetër në Klinë ku edhe ajo ka qen dikur e jona, e kushëririt tim Avdi Gecit, ku edhe sot i kemi tapitë e Turqisë, dhe quhet kodra e kalit, në të dyja këto lokacione tokash janë paguar 350 mijë euro, 10 herë më shtrejt se ofertuesi i dytë dhe 30 here ma e shtrejt u blerë se sa ofertuesi i tret, nga frika se po na e marrin jemi shkuar shumëfish më shtrejt se ofertuesit tjerë, ato toka sot mbjellën me grurë dhe ushqehen të gjithë ata që kërkojnë ndihmë nga ne, toka u blerë në emër të firmës

“7 Vëllezërit Geci” ku si aksionar jemi shtat familje, ky është realiteti dhe ata që mundohen me na barazuar me të tjerët e kam një mesele për ta: Njëri e kishte pasur një grua të mirë dhe,një shokë i tij ishte bërë marak në grua ky ishte fukara por i ndershëm,ky shoku që ju ishte bëre merak në grua i vinte shpesh në konak, dhe e nderonte për së tepërmi kur binin me fjet i shtronin vendin në një shtrat druri ndërsa ky me grua nga fukarallëku nuk kishte tjetër konak ku flej, dhe flenin të veshur në qergen të shtruar me kashtë, e te mbuluar me qylyma sipër, duke i futur në mes dy fëmijët që i kishin.

Ky e përgatit gruan i thotë do te la ty te flesh andej nga shtrati i mysafirit por kur tË trullosemi për gjumë kadale i ndërrojmë vendet sa të mos na diktoi shoku, ashtu edhe ndodhi, i ndërruan vendet,ky burri doli andej kah flinte meraklia, dhe nisin me gerrhatur,nga meraku shoku mysafir zbret poshtë shtratit dhe bjenë në çergë dhe ngadalë e qon jorganin duke menduar se po e prek gruan ja qon dorën dhe takohet në …. dhe kur e sheh së është grackë ngadalë e qon dorën dhe ikë e bjen në vendin e vetë.

Të nesërmit herët po kërkon lejen me ec, konakgjia i jep lejen dhe e përcjell deri te dyert. Shoku im faleminderit që ishe dhe hajde mos na harro,sa here të merr malli me më kapur për…. urdhno sa herë të duash se për hambari e kapi vetë.

Edhe juve disave nga media dhe portalet sa here të ju merr malli me na barazuar me të tjerët bujrum ejani dhe më kapëni për “çebe”se unë nuk jam as nuk kam qenë pjesë e marifeteve të jaranëve tuaj që ju tentoni të na barazoni.

0 comment

You may also like

Leave a Comment