Home Lajme Lirohet Agim Gjocaj nga Serbia, MPJD kërkon lirimin e menjëhershëm edhe të Nezir Mehmetajt

Lirohet Agim Gjocaj nga Serbia, MPJD kërkon lirimin e menjëhershëm edhe të Nezir Mehmetajt

by rks2008

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka njoftuar se Serbia ka liruar Agim Gjocajn dhe kërkon lirimin e menjëhershëm edhe të Nezir Mehmetajt

Gjocaj u arrestua rreth dy javë më parë në mënyrë flagrante gjatë udhëtimit të tij transit nëpër territorin e Serbisë, ndërsa shtetasi tjetër Kosovar, Nezir Mehmetaj vazhdon të mbahet padrejtësisht në paraburgim tash e dhjetë muaj.

“MPJD bën thirrje që njëherë e përgjithmonë të ndalohet një praktikë e tillë e jashtëligjshme, e ndalimit të pabazë të shtetasve kosovarë të cilët kalojnë transit në territorin e Serbisë”, thuhet në një njoftim të ministrisë.

MPJ ka thënë se një sjellje e tillë është në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut, marrëveshjen e lëvizjes së lirë të arritur në Bruksel, në vitin 2011 dhe në kundërshtim të plotë me frymën e marrëveshjes së zotimeve të Washingtonit për Normalizim Ekonomik.

“Këto veprime, janë në vazhdën e përpjekjeve të Serbisë për të sabotuar Republikën e Kosovës, duke lëshuar urdhra të rrejshme arrestimesh dhe duke manipuluar kanalet e tyre mediatike përmes propagandës së vazhdueshme raciste” ka vlerësuar Ministria e Jashtme.

Andaj, duke i pasur parasysh këto rrethana, MPJD i përsëritë thirrjet që shtetasit e Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarët nga diaspora t’i shmangin udhëtimet në dhe nëpërmes Serbisë, për shkak të rrezikut të ndalimit të tyre, me akuza të motivuara politikisht.

0 comment

You may also like

Leave a Comment