Home Lajme Tha se nuk pranon dekoratë nga Thaçi, si i hëngri fjalët e veta Arif Vladi! (VIDEO)

Tha se nuk pranon dekoratë nga Thaçi, si i hëngri fjalët e veta Arif Vladi! (VIDEO)

by rks2008

Ditën e sotme, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar këngëtarët shqiptar, Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Përparim Tomçinin për kontributin që e dhënë në art, shkruan GazetaBlic.

Ishte Presidenti ai që publikoi fotografitë gjatë dekoratave të dhëna ditën e sotme.

Mirëpo, pikërisht Arif Vladi, në tetor të vitit 2016 kishte thënë në emisionin “Odeon” se nuk do të pranonte një dekoratë nga Thaçi, madje do të ndjehej i ofenduar, ndërsa ai shfaqet i buzëqeshur përkrah presidentit.

“Mua më ofendon një dekoratë eventuale nga Hashim Thaçi, nga një president që është zgjedhur duke e ruajtur me policë e kalla shnikovë”, ishin fjalët e Vladit atë kohë./GazetaBlic

0 comment

You may also like

Leave a Comment