Home Lajme Rrëfimi i padëgjuar i Halil Gecit: Adem Jasharin e tradhtuan shokët, ja emrat që i akuzon për tradhti

Rrëfimi i padëgjuar i Halil Gecit: Adem Jasharin e tradhtuan shokët, ja emrat që i akuzon për tradhti

by rks2008

Halil Geci flet se si u bojkotua nga LPK-ja Adem Jashari duke mos i afruar as një lloj ndihme me armatim, as ndihmë rezistence.

Ai tutje tregon se Adem Jashari është nip i Gecve të Llaushës, nip i kushërnijve të tij, por që me 7 Vëllezërit kishte një lidhje më ndryshe.

“Ademin e tradhtuan shokët e vetë, por edhe LPK-ja që udhëhiqej nga Xhavit Haliti, Ibrahim Kelmendi, Hashim Thaçi dhe disa të tjerë që ne i quajmë komandantet e Rognerit në Tiranë… ku Ademin e lanë pa armatim, edhe pse ai kërkonte vazhdimisht ata binin armatim, por ua shpërndanin grupeve të tyre Marksiste-Leniniste Enveriste dhe Ademin e anashkalonin, dhe e quanin si të afërt me Rugovën. Ademit nuk ju gjenden afër asnjë nga shokët e tij, ata që gjithmonë rrinin me të, fatkeqësia është se asnjë nga shokët e tij nuk e ka krisur asnjë kapcoll, me përjashtim të Naim Lushtakut ku ka rezistuar nga kulla e tij aq sa deri ju kanë harxhuar predhat….!Ata që sua ndalen pushkën policisë dhe ushtrisë Serbe për tri dit rresht ishim ne dajallarët e Llaushes, pikërisht unë Halil Geci me vëllaun tim Ganiun dhe Besim Dajakun, por edhe me Sejdi e Jetullah Geci që ishin dajtë e Ademit. Vlen të theksohet se policia dhe ushtria Serbe se pari e kishin rrethuar Llaushen që të mos mundemi të ju shkojmë në ndihmë Ademit pastaj kanë filluar granatimet mbi familjen legjendare të Shabanit”, rrëfehet Geci.

“Tri dit rresht u munduam ta ndihmonim me aq sa mujtem por mundësia ishte e vogël, ngase arsenali i madh ushtarak e policorë i Serbisë karshi armatimit dhe numrit të gueriles tonë ishte i madh, si me numër ushtaresh, si me armatim, neve në atë kohë ishim afro 20 veta kurse në përballje me policinë dhe ushtrinë serbe gjatë tri ditëve aq sa ka zgjatur lufta deri në flijimin e Jasharajve, ishim 5-6 veta, në krahasim me polic dhe ushtarë serbë që ishin me mia të organizuar nën komandën ushtarako policore prefekte”, tregon në rrëfimin e tij Halil Geci.

0 comment

You may also like

Leave a Comment