Home Lajme Jeta modeste e nipit të Adem Jasharit dhe jeta luksoze e djalit të Hashim Thaçit (VIDEO)

Jeta modeste e nipit të Adem Jasharit dhe jeta luksoze e djalit të Hashim Thaçit (VIDEO)

by rks2008

Presidenti Hashim Thaçi ka dy fotografi me heroin Adem Jashari dhe i publikon ato sa herë që ka një përvjetor që lidhet me rënien heroike të familjes Jashari në Prekaz. Në të dyja këto fotografi, Hashim Thaçi dhe Adem Jashari nuk dallojnë shumë për nga veshja, madje të dytë duket se kanë bërë jetë modeste. Por pas sakrificës së krejt familjes së Adem Jasharit dhe luftës së UÇK-së lufta përfundoi dhe Kosova fitoi lirinë.

Por lirinë më shumë e ka shijuar Hashim Thaçi. Edhe djali i tij, Endrit Thaçi.

E pasardhësit e komandantit Adem Jashari nuk duket se shijojnë të njëjtën liri. Adem Jashari, nipi i komandantit dhe Endrit Thaçi djali i komandantit politik tash president, Hashim Thaçi dallojnë si dita me natën. Njëri bënë jetë modeste në Prekaz e tjetri nuk i ndalë udhëtimet luksozë nëpër vendet e botës.

Adem Jashari 16 vjeç, është djali i Lulzim Jasharit i cili ia vuri emrin e babait të tij, heroit dhe komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Insajderi publikoi më herët një portret të Adem Jasharit i cili jeton në Prekaz të Skenderajt dhe i cili sipas fotografive të publikuara në llogarinë e tij në Instagram, nuk ka asnjë fotografi të realizuar jashtë Kosovës.

Sipas fotografive, Adem Jashari jeton mes Prekazit dhe Skenderajt aty ku vijon shkollën e mesme dhe më pas mëton të studioj në Fakultetin e Arteve për dizajn grafik.

Por përtej dizajnit, Adem Jashari është i dhënë edhe pas veshjeve dhe aksesorëve sikurse orët. Megjithatë nuk është se shpenzon shumë. Babai i tij, Lulzim Jashari nuk ka ndonjë post publik, qysh prej vitit 2009 kur e kishte braktisur FSK-në për pakënaqësitë që kishte me organizimin e brendshëm. Kësisoj, djali i tij Adem Jashari duket se e dashuron ngjyrën e bardhë në veshje.

Orët që i vë janë të markës aspak të shtrenjtë “Megir” të viteve 2011 që nuk kushtojnë më shumë se 25 euro.

Por 25 euro mund të kushtoj një “drekë modeste” në disa prej vendeve ku ka udhëtuar djali i Hashim Thaçit.

Para se babai i tij të bëhej kryeministër, udhëtimet më të shpeshta ishin në Zvicër dhe në Burojë të Skenderajt, vendlindja e Hashim Thaçit.

Madje fotografia e parë që Endrit Thaçi, fëmija i vetëm i presidentit Hashim Thaçi e ka postuar në Instagram është nga Cyrihu i Zvicrës e publikuar me 22 dhjetor 2012.

Endriti ka udhëtuar në Rio de Janiero të Brazilit, Miami të Amerikës, Milano të Italisë e shumë vende të tjera.

Megjithatë të dy familjet nuk është se kanë mbetur edhe aq keq. Edhe pse babai i Adem Jasharit, Lulzimi nuk ka qenë i përfshirë në ndonjë aferë biznesore. Djali i komandantit legjendar ka qenë pjesë e TMK-së dhe FSK-së deri në vitin 2009 dhe më pas nuk ka qenë pasur ndonjë post publik ose ka pasur ndonjë biznes.

Por djali i axhës së Lulzimit, Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit, ka një histori tjetër.

Insajderi kishte shkruar se Bekim Jashari i hyri tregut financiarisht të leverdishëm të ndërtimit të lartë. Ai është aksionar në kompaninë “Premium Group”, e cila po ndërton një kompleks të madh banesor në lagjen Lakërishte në Prishtinë. Investimet në këtë kompleks banesor shumëkatësh janë disa milionëshe.

Pjesë e kësaj kompanie janë edhe gjashtë ortakë tjerë, përfshirë edhe nipin e tij, Bahri Nuredinin. Bazuar në deklarimet e pasurisë Bekim Jashari ka 50 përqind të aksioneve në këtë kompani, ndërsa Nuredini ka vetëm pesë përqind. Aksionarë tjerë që kanë hise në 45 pëqindëshin e mbetur janë Besim Demaj, Xhafer Demaj, Bashkim Jashari, Fazli Jashari dhe kompania “N.N. 100 % Design”. Person i autorizuar i kompanisë është Hajrullah Lushtaku.

Ndërkaq, pronar i kompanisë private “N.N. 100 % Design”, është Avni Jashari. Biznesmeni Avni Jashari, përkundër që ka ortakëri me Bahri Nuredinin e Bekim Jasharin, ka arritur të përfitojë tender publik nga Agjencia e Shërbimit të Navigacionit Ajror.

Qeveria e ka shuar si ndërmarrje publike “Aeroporti-Kontrolli i Trafikut Ajror”, dhe e ka shndërruar në agjenci qeveritare me emrin “Agjencia e Shërbimi të Navigacionit Ajror”. Ajo nuk ka bord drejtues por i jep përgjegjësi drejtpërdrejt Ministrisë së Infrastrukturës. Kryeshef i Agjencisë është ortaku i Avni Jasharit, Bahri Nuredini, nipi i Bekim Jasharit.

Kohavisioni raportoi në mars të këtij për parregullsi në tenderët e kësaj agjencie qeveritare. KTV-ja kishte siguruar draftin e raportit të auditimit të kësaj agjencie, që është bërë nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm. Auditori kishte gjetur se prokurimi për ndarjen fizike të sallës nuk ishte përfshirë fare në planin vjetor dhe as nuk ishte njoftuar Agjencia Qendrore e Prokurimit për këtë aktivitet.

Fitues i këtij tenderi ishte kompania e Avni Jasharit, i cili është ortak me Bahri Nuredinin e Bekim Jasharin në kompleksin banesor të ndërtuar nga Premium Group. Kjo përbën situatë të konfliktit të interesit pasi që kompania e biznesmeni Lushtaku përfiton tender nga Agjencia qeveritare e udhëhequr nga ortaku i tij në biznes privat.

E familja e presidentit të Hashim Thaçi, janë edhe më të pasur. ë nga shpallja e pavarësisë, Thaçi kishte shtrirë pushtetin e tij edhe në biznes.

Ai ka krijuar lidhje të fuqishme me biznesmenë ndërsa vëllezërit nisën të krijonin kompani vetëm disa muaj pas ardhjes së tij në pushtet. Tani ata kanë lidhje me kompani të fuqishme private.

Këto kompani kapin biznesin e ndërtimit, të naftës, të pasurive minerare, energjisë dhe sigurimeve. Në këtë mënyrë, Thaçët kanë krijuar një fuqi biznesi gjatë këtyre pesë viteve. Blerim Thaçi, i vëllai i vogël i Kryeministrit, është hisedar në “Iliria Building” që ka ndërtuar një kompleks milionësh banesor gjatë vitit 2012 në lagjen Mati 1 në Prishtinë. Ai është partner i Milaim Cakiqit, një biznesmeni nga Drenasi.

Blerim Thaçi, vëllai tjetër i presidentit regjistroi edhe kompaninë “Odetjon”, që ka për aktivitet ndërtimin e tregtinë, në nëntor të vitit 2009. Emri i saj nuk është hasur tek fituesit e prokurimeve publike dhe nuk dihet nëse biznesi ka afarizëm financiar.

Idriz Thaçi figuron si person kontaktues i gurthyesit “Geo Mineral”, me bazë në Astrazub të Malishevës, në një dokument të kompanisë së naftës Kosova Petrol, që e kishte siguruar Gazeta Jeta në Kosovë. Gurëthyesi u regjistrua në ARBK në muajin maj të vitit 2008 në kohën kur Hashim Thaçi kishte bërë vetëm pesë muaj në karrigen e kryeministrit të vendit.

As Idriz Thaçi, njëjtë si Blerim Thaçi, nuk ka pranuar të japë shpjegime rreth aktiviteteve biznesore.

Kjo kompani përveç që ishte angazhuar si nënkontraktor i Bechtel-Enkas në ndërtimin e autostradës së Kosovës, ka fituar edhe tre tenderë publikë nga KEK-u, vlera totale e të cilëve është rreth 1 milionë e 600 mijë euro. Kompania në vitin 2009 fitoi një tender në vlerë prej 1 milionë e 200 mijë eurosh dhe një tjetër në vlerë prej 205 mijë eurosh.

Gani Thaçi është vëllai i madh i presidentit. Ai ka qenë pjesë e vendimmarrjes në industrinë e sigurimeve ku mban një pozitë të rëndësishme në organizatën që monitoron këtë biznes. /Insajderi.com

0 comment

You may also like

Leave a Comment