Home Lajme Flet vëllau i gruas që dyshohet se i mori jetën burri (VIDEO)

Flet vëllau i gruas që dyshohet se i mori jetën burri (VIDEO)

by rks2008

Mirjeta Zeka-Shabani nga Mitrovica, e cila ka jetuar në Gjermani prej disa vitesh, është zhdukur që një vit e shtatë muaj.

Mirjeta, besohet se është zhdukur nga 31 marsi e vitit 2019 kur edhe ishte dita e fundit e qëndrimit të saj, në Kosovë, dhe ajo kishte planifikuar të kthehej sërish në Gjermani ku jetonte me bashkëshortin.

Edhe vëllezërit e saj e kishin parë për herë të fundit në natën e 31 marsit. Por, ata e morën vesh se motra e tyre ishte e zhdukur vetëm dy muaj më vonë kur më 4 qershor u telefonuan nga bashkëshorti i saj, Nehat Shabani.

Vëllezërit e saj dyshuan fillimisht se motra e tyre nuk ishte zhdukur, por ishte v rarë nga bashkëshorti i saj.

Vetëm gjatë këtij muaji, vëllezërit e Mirjetës kanë marrë një informacion se trupi i saj mund të jetë varrosur afër lumit Ibër ku edhe tashmë kanë nisur kërkimet.

Ishte “Jepi zë” e para që raportoi për nisjen e kërkimeve për trupin e Mirjetës.

Kërkimet po zhvillohen në disa lokacione rreth( pëgjatë) shtratit të lumit Ibër.

0 comment

You may also like

Leave a Comment