Home Lajme Fermeri nga Malisheva që ka të mbjellur mbi 16 hektar me kulturën e arres, synon që të rris sipërfaqen në 100 hektar! (VIDEO)

Fermeri nga Malisheva që ka të mbjellur mbi 16 hektar me kulturën e arres, synon që të rris sipërfaqen në 100 hektar! (VIDEO)

by rks2008

Arra si kulturë pemtare është me një rëndësi të shumëfishtë sidomos në vleren e saj ushqyse, merr pjesë mjaftë në industrinë ushqimore, industrinë për përpunimin e drurit, si dhe industrinë kimike kryesisht të ngjyrave.

Si kulturë arrën e gjejmë në shumë shkrime të vjetra por të kultivuar në ekonomit familjare si pemishte rrall herë e gjejmë, por edhe nëse gjendet nuk përshkruhet si pemishte e veçantë. Duke e parë rëndësin e saj ekonomike në ushqim, industri të drurit dhe asaj kimike edhe në Kosovë ka filluar të kultivohet në mëyrë të organizuar dhe tani kemi afer 600 hektar me kulturën e arres si pemishte. Pemishtet janë të shpërndara nëper tërë teritorin e Kosovës dhe ky interesim për rritjen e sipërfaqeve të arrës vjen nga interesi ekonomik i pemtarve.

Nëse llogaritet që jetëgjatsia prodhuse e arrës së shumuar në mënyrë vegjetative do të jetë 50 vite dhe një prodhimtari vjetore prej 4.5 t/ha del se është një llogari mjaft e mirë për kultivusit (pemtaret).

Një interes tjeter që vlen të përmendet është se nuk kërkon një përkujdesje dhe kosto të madhe gjatë vegjetacionit por edhe gjatë gjithë ciklit jetësor.

Fermeri Avdyl Kryeziu nga fshati Mleqan komuna e Malisheves ka të mbjellur mbi 16 hektar me kulturën e arres. Ai thotë se me kultivim e arres ka filluar në vitin 2014 me një sipërfaqe prej 0.5 ha dhe me kalimin e viteve ai ka rritur sipërfaqen kultivuese mbi 16 ha. Këtë vit nga një sipërfaqe prej 9 ha ka vjelur 15 ton arra.

Për më shumë shikojeni videon ku fermeri spjegon edhe punën që kërkon arra gjatë kultivimit:

0 comment

You may also like

Leave a Comment