Home Lajme Kadri e Valon Shala gjenden në këtë shtet, vazhdojnë biznesin nga arratia

Kadri e Valon Shala gjenden në këtë shtet, vazhdojnë biznesin nga arratia

by rks2008

Kadri e Valon Shala, pronarët e kompanisë “LDA Group” Sh.P.K”, pas vjedhjes së 2 milionë e 77 mijë eurove nga Thesari i Shtetit, janë arratisur nga vendi. Ata ndodhën në Turqi.

Madje, dyshja po vazhdojnë punën edhe nga arratia.

Kadri Shala, sot ka bërë porosi për beton në kompaninë “Euroaspahlt ShPK”, përmes një numri nga Turqia.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar, njëri prej pronarëve të kompanisë “Euroaspahlt”, Granit Fetoshi, i cili ka konfirmuar se deri tani kanë pranuar 7 mijë e 250 nga kompania “LD Group”.

“A ke qu beton na kun!”, i ka thënë Kadri Shala punonjësit të kompanisë së betonit, derisa i përcjell një numër të një personi tjetër në Gjakovë, i cili e kryen shërbimin për kompaninë e Shalës.

Fetoshi i ka dërguar bisedën Insajderit me Shalën, i cili porosinë sot ka bërë përmes platformës “WhatsApp”.

Dy milionë e 77 mijë euro kishin kaluar nga Thesari i Shtetit përmes katër transaksioneve në llogarinë e kompanisë privat me bazë në Drenas, “LDA Group SHP”, me pronarë Kadri e Valon Shala.

Vjedhja nga thesari ka ndodhur në kohën e pauzës së 9 tetorit dhjetë ditë para se të bëhej publik skandali.

Transaksioni ilegal është kryer nga Labinot Gruda, zyrtar i Thesarit të Shtetit sipas Prokurorisë së Shtetit krejt ky proces ka ndodhur brenda 8 minutave.

Gruda ndodhet në paraburgim kurse Kadri e Valon Shala në arrati.

Pas pranimit të mbi 2 milionë euro në llogarinë bankare të “LDA Group ShPK”, pronarët e kësaj kompanie, Kadri e Valon Shala kanë kryer edhe 17 transfere tjera, siç ka mësuar Insajderi.

Hulumtim i Gazetës Insajderi, hedhë dritë mbi një skemë të vjedhjes së shpërndarjes së mbi dy milionë euro nga Thesari i Shtetit.

Njëri prej 17 transaksioneve të kryera nga firma “LDA Group” pas pranimit të 2 milionëshit të vjedhur nga Thesari i Shtetit, figuron se është dërguar edhe në kompaninë e betonit “Euroaspahalt SHPK”, me lokacion në Bishtazhin të Komunës së Gjakovës.

“Euroasphalt” është e regjistruar në ARBK në vitin 2008. Kryetari i Bordit të Drejtorëve të kompanisë është Kaltrin Kryeziu, drejtor dhe agjent i regjistruar Fatos Deva dhe anëtar i bordit Alban Fetoshi./Insajderi.org

0 comment

You may also like

Leave a Comment