Home e zeze Ngjarje e rëndë: Vdes 19 vjeçari nga Gjilani

Ngjarje e rëndë: Vdes 19 vjeçari nga Gjilani

by rks2008

Një ngarrje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në qytetin e Gjilanit. Një person atje është th erur me t hikë dhe pas lëndimeve të marra ka vdekur.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me datë 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marr një informate se ne rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar dyshohet me mjete te mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001) . Viktima është dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal në Gjilan , më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë”, ka deklaruar Hashani.

Sipas Hashanit, deri tash nuk ka të arrestuar për këtë rast. Ndërkohë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

0 comment

You may also like

Leave a Comment