Home Lajme “Kumori” e fajdet – Borxhet e kërcënimet detyruan Grudën të vjedh 2 milionë euro (HISTORIA)

“Kumori” e fajdet – Borxhet e kërcënimet detyruan Grudën të vjedh 2 milionë euro (HISTORIA)

by rks2008

Në Kosovë, ditët e fundit bëri bujë v jedhja e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Një punëtor i Thesarit të Kosovës, Labinot Gruda, dyshohet se ka bërë transferimin e 2.077.995 milionë eurove në adresë kompanisë LDA Group Shpk, me bazë në Llapushnik.

E Gruda me shkollim, Fakultetin Ekonomik, zbulohet se kishte një të kaluar të errët.

Syri.net Kosova, nga burime të saj merr vesh se i dyshuari për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, ishte i dhënë ndaj lojërave të fatit.

E ‘kumora’, duket se ndikoi që ky i fundit të kryej veprën e vjedhjes nga kuleta e shtetit.

Kjo pasi, në pamundësi të shlyerjes së detyrimeve të bixhozit, i njëjti ishte futur në fajde, e më pas ishte kërcënuar me jetë shkaku i mos pagesës.

Burimi për Syri.net Kosova, thotë se i dyshuari, pas kryerjes së kësaj vepre, kishte kaluar disa ditë pushime në Shqipëri, pushim ky që e nxiti të ndryshojë mendje për vjedhjen që dyshohet se kreu.

Gruda, pas kthimit nga pushimi, kishte vendosur që të informoj vetë për transferin e 2.2 milionëve nga Thesari i Shtetit, duke pranuar kështu burgun, para kërcënimeve me vdekje.

Ndryshe, ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami, gjatë një raportimi të enjten para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, tha se transferi i mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës në llogarinë e një kompanie private është realizuar përmes një krimi kibernetik.

0 comment

You may also like

Leave a Comment