Home e zeze Kështu iu kërkoi ndihmë familjarëve 19 vjeçari para se të vdiste (VIDEO)

Kështu iu kërkoi ndihmë familjarëve 19 vjeçari para se të vdiste (VIDEO)

by rks2008

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan, ku një person është gjetur i th erur me th ikë në rrugën “Gjon Sereqi”, shkruan Gazeta Metro.

Burimet e Gazeta Metros brenda Prokurorisë në Gjilan, kanë treguar se E. S ka mbetur pa shenja jete nga t herja me th ikë para banesës së tij në Gjilan.

19 vjeçari është th erur nga persona të panjohur në lagjen e njohur të Gjilanit “Bojanina”, ai është gjetur i lënduar rëndë nga Policia e Kosovës.

E. S fillimisht ishte dërguar në spitalin rajonal të Gjilanit e më pas për në QKUK. Pas pranimit në QKUK, 19 vjeçari ka vdekur pasi nuk ka mundur t’i mbijeton pl agëve të rënda që ka marrë nga.

Rastin për Gazetën Metro e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me datë 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marr një informate se ne rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar dyshohet me mjete te mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001) . Viktima është dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal në Gjilan , më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë”, ka deklaruar Hashani.

“Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i shtetit , njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale. Rreth orës 01;55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima i dërguar nga Gjilani ne Prishtine kishte ndërruar jete . Me urdhër te prokurorit të shtetit trupi i pa jete dërgohet në IML. Për momentin askush nuk është arrestuar. Policia e Kosovës po punon intenzivisht në zbardhjen e rastit”, ka thënë Hashani.//gazetametro.net

Klan Kosova e ka dërguar një ekip në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur th erja dhe ka mësuar se në ndërtesën ku banonte viktima, ka njolla gj aku deri në katin e katërt.

“Nga ajo që kanë thënë fqinjët, ka njolla të gj akut deri në katin e 4. Kjo për shkak se pas p lagëve, ai [viktima] ka shkuar në banesën e tij për të kërkuar ndihmë”, ka thënë gazetarja Merita Neziri.

Deri më tani lidhur me këtë ngjarje nuk ka ndonjë të arrestuar.

0 comment

You may also like

Leave a Comment