Home Kosovë “Engjujt e LDK’së” ia morën shtetit të Kosovës mbi 2 milionë euro, arrestohet një zyrtar, dy të tjerë në kërkim. Ja nga cila ministri janë

“Engjujt e LDK’së” ia morën shtetit të Kosovës mbi 2 milionë euro, arrestohet një zyrtar, dy të tjerë në kërkim. Ja nga cila ministri janë

by rks2008

Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë ende në arrati, pasi që ishin të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Ata dyshohet se derisa ishin në pozita zyrtare kanë keqpërdorur thesarin shtetëror për të transferuar para në vlerë 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë në llogari të një kompanie.

Ballkani.info mëson se këta zyrtarë ishin pjesë e Ministrisë së Infrastrukturës që drejtohet nga Arban Abrashi. Ata (zyrtarët) ishin pjesë e Departamentit të Financave në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ndërkaq Sinjali mëson se është kërkuar bllokimi i llogarive të të dyshuarve, pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Po ashtu, është marrë vesh se janë bastisuar shtëpitë e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë, përveç një veturë, e cila është konfiskuar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

0 comment

You may also like

Leave a Comment