Home Lajme Mes lotësh e dhimbjes, falet gjaku i Liridonit 8 vjeçar nga Drenica (VIDEO)

Mes lotësh e dhimbjes, falet gjaku i Liridonit 8 vjeçar nga Drenica (VIDEO)

by rks2008

Disa ditë pasi iu vdiq djali 8-vjeç në aksident trafiku, familja Maloku nga Polluzha e Drenasit, ka vendosur të falë gjakun.

Gjyshi Ismeti dhe babai Faruku ia zgjatën dorën e pajtimit, familjes së djalit që aksidentoi për vdekje Liridonin e vogël.

I pranishëm në këtë vepër fisnike, ishte edhe hoxha Osman Musliu. Është vet imami i xhamisë së Drenasit që ka njoftuar për këtë falje gjaku duke postuar edhe një video.

“Familja Maloku, përkatësishtë gjyshi Ismeti dhe babai Faruku falin gjakun e djalit të tyre 8 vjeçarë i cili vdiç disa ditë para ditëlindjës së tij. I falendëroj përzemërsishtë për këtë vepër fisnike. Zoti i nderoftë e i forcoftë…”, ka shkruar imami në faqen e tij në Facebook.

Liridoni vdiq në aksident vetëm pak ditë para se të festonte ditëlindjen e tij. Ky veprim i familjes Maloku është për tu vlerësuar, ani pse ata kanë dhimbje për humbjen e të birit.

0 comment

You may also like

Leave a Comment