Home Kosovë Këta janë kosovarët që humben jetën nga aksidenti në Gjermani (FOTO)

Këta janë kosovarët që humben jetën nga aksidenti në Gjermani (FOTO)

by rks2008

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, në Gjermani, mes një makine Audi dhe një kamioni.

Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën katër persona, anëtarë të një familjeje, që gjendeshin në veturën “Audi”.

Indeksonline mëson edhe identitetin e të ndjerëve. Zaimi, Bleoni, Flor… Krasniqi.

Kjo familje ishte me prejardhje nga fshati Rahovicë e Ferizajt. Ata qe një kohë ishin me qëndrim në Schafhausen të Zvicrës. Të ndjerët ishin duke shkuar në Zvicër nga pushimet që i kishin kaluar në Kosovë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës.

Ka ndërruar jetë edhe personi i katërt që ishte i përfshirë në aksidentin në Landin e Baden Württemberg në Gjermani.

Ndryshe, për këtë rast është deklaruar edhe Meliza Haradinaj-Stublla, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ajo ka thënë se MPJD dhe misionet e saj diplomatike e konsullore janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e shteteve pritëse dhe në shërbim të qytetarëve tanë kudo.

“Në këto çaste të vështira për të gjithë ne ku për vetëm një javë u shuan tragjikisht 6 jetëra të bashkatdhetarëve tanë, shprehim pikëllimin e thellë për të gjitha tragjeditë e tmerrshme që rënduan fatin e diasporës sonë sidomos javën e fundit, duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës”.

“Duke qenë të vetëdijshëm që jeta në mërgim nuk është e lehtë, dua të shprehë mirënjohjen time të thellë për të gjithë bashkëkombësit tanë në diasporë që nuk e harruan asnjëherë gjakun, atdheun, dhe kombin, dhe kështu mbesin pjesë e pandashme e jona, pavarësisht se ku ndodhen fizikisht”. /Indeksonline/

0 comment

You may also like

Leave a Comment