Home Kosovë Prekëse – Sabri Fejzullahu kujton takimin me njërin nga vëllezërit që vdiqën tragjikisht nga goditja e trenit (FOTO)

Prekëse – Sabri Fejzullahu kujton takimin me njërin nga vëllezërit që vdiqën tragjikisht nga goditja e trenit (FOTO)

by rks2008

Pak ditë më parë dy vëllezër kosovar nga Deçani, kanë vdekur tragjikisht nga goditja e trenit në Stutgart.

Ky lajm tragjik ka tronditur të gjithë, prandaj në mënyrë të ndryshme janë shprehur ngushëllime familjarëve të tyre, shkruan Indeksonline, përcjell GazetaBlic.

Edhe këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu, ka shprehur ngushëllimet e tij në një shkrim mjaft prekës, teksa ka kujtuar përmes një fotografie takimin me njërin prej fëmijëve që ndërrojë jetë në aksident.

“Edhe mua ma ndale frymen o i bukuri i jon, o shpirte bardh. U fotografuam bashke e me ste pash?? Eh jete o jete si qenke? Me mall e dhimbje ne shpirte do te kujtoj Ty e vllaun, qe treni i zu ua mori jeten. Pushoni ne paqe o yje te prindve e mbare Shqiptareve”, ka shkruar Sabri Fejzullahu në telegramin e ngushëllimit.

0 comment

You may also like

Leave a Comment