Home Lajme Familjari rrëfen detaje rrënqethëse për dy vëllezërit që humben jetën pas goditjes nga treni (VIDEO)

Familjari rrëfen detaje rrënqethëse për dy vëllezërit që humben jetën pas goditjes nga treni (VIDEO)

by rks2008

Dje rreth orës 07:15 në qytetin Bruckberg të Gjermanisë ka ndodhur një ngjarje tragjike.

Si pasojë e goditjes nga treni humbën jetën dy vëllezër nga fshati Ratishë e Deçanit.

Në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova ka folur një i afërm i familjes.

Mehmet Arifaj tha se përveç dy djemve që humbën jetën, me ta ishte edhe djali i dytë i cili nuk ka vazhduar me 17-vjeçarin respektivisht 13-vjeçarin.

“Mbrëmë isha tek ata. Aksidenti nuk e di tash a keni lexuar apo e keni parë, aksidenti na ka tronditur lërë neve familjarëve por edhe miqve dhe shokëve që i kemi. Si e kam marrëvesh aty ka qenë gruaja e djalit të axhës, e cila i ka dërguar me veturë deri aty tek treni për të shkuar në shkollë. Ashtu si më kanë treguar mbrëmë se nuk kam qenë aty. I ka çuar deri tek laura e trenit e cila është mbyll”.

“Treni me të cilin kanë pasur ata për të shkuar në shkollë e kanë parë aty të ndalur. Ata kanë menduar se treni po ik. Nuk kanë pritur fare duke i tejkaluar laurat tek hekurudha. Nuk e kanë menduar trenin tjetër që po vinte. Nuk e kanë parë duke ardhur dhe kanë vrapuar ku janë goditur më pas nga ky tren”.

“Nëna e tyre ka qenë me ata dhe e ka dëgjuar tragjedinë. Si kam dëgjuar unë, ajo ka rënë në shok. Djali i dytë ka qenë me ata. Ka dashur zoti, ka pasur ymër është ndal dhe nuk ka vrapuar. Ky është 14-vjeçar, i madhi 17-vjeçar ndërsa i vogli 13-vjeçar”.

Familjari i viktimave bën të ditur se trupat e viktimave janë nisur nga Gjermania për në Kosovë, ku nesër do të kryhet varrimi i tyre.

“Sonte janë nisur nga Gjermania kufomat e tyre dhe do të mbërrin në Kosovë. Në varrim pritet të ketë numër të madh të pjesëmarrësve”.

Klan Kosova ka kontaktuar me familjarët për të mësuar rreth kohës së varrimit.

Babai Arif Arifaj, i tha Klanit se varrimi bëhet të premtën.

Ora e varrimit do të bëhet publike në ndërkohë.

0 comment

You may also like

Leave a Comment