Home Lajme Babai i djemve që u goditën nga treni: Ata që po më ngushëllojnë, më ndihmojnë ta vazhdoj jetën

Babai i djemve që u goditën nga treni: Ata që po më ngushëllojnë, më ndihmojnë ta vazhdoj jetën

by rks2008

Kanë mbërritur trupat e pajetë të dy vëllezërve deçanas, që ditë më parë u goditën për vdekje nga një tren në Gjermani.

Për të pritur trupat e pajetë të 13 vjeçarit dhe 17 vjeçarit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari sot janë nisur për në Kosovë, e në ” kanë mbërritur diku rreth orës 17:00.

Varrimi i dy të rinjve do të bëhet nesër në ora 15:00 në varrezat e fshatit Ratishe.

Babai i dy viktimave, Arif Arifaj, ka treguar për arbresh.info, se për sjelljen e trupave të djemve të tij në Kosovë, janë përkujdesur dy shtetet, ai i Kosovës dhe shteti i Gjermanisë, raporton arbresh.info.

“Për ardhjen e kufomave është kujdesur edhe shteti i Kosovës dhe ai i Gjermanisë, ku e menjëhershëm ka qenë konsulata e Kosovës atje, e nuk kemi pasur as problem në dokumente. Kufomat kanë mbërritur diku rreth orës 17:00 në aeroportin e Prishtinës”, ka thënë ai për arbresh.info.

Arifaj, ai ka thënë se varrimi i djemve të tij Hasanit dhe Blerionit do të bëhet nesër në ora 15:00, në varrezat e fshatit Ratishe.

Ndryshe, së bashku me viktimat ishte edhe vëllai i tyre 14 vjeçari, i cili fatmirësisht shpëtoi mrekullisht nga aksidenti tragjik që tronditi vendin. Ndryshe, detaje se si ka ndodhur rasti ka dhënë edhe Policia e Gjermanisë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 7:30 të mëngjesit. Fëmijët kanë kaluar shiritin i cili ishte i vendosur në mënyrë që të kapin një tren, por një tjetër i cili ishte në anën e kundërt, ka ardhur dhe i ka shkelur.

Me rastin tani po merret Policia”, kishte thënë oficeri i Policisë së Gjermanisë. Drejtuesi i trenit donte të fillonte një frenim emergjence, por ishte tepër vonë, kishte thënë zëdhënësi i policisë. Dëshmitarë të shumtë okularë, përfshirë disa studentë të shkollës së mesme, që panë aksidentin fatal./arbresh.info/

0 comment

You may also like

Leave a Comment