Home Lajme Detaje të reja: Si u goditen për vdekje nga treni 2 vëllezërit kosovarë në Gjermani

Detaje të reja: Si u goditen për vdekje nga treni 2 vëllezërit kosovarë në Gjermani

by rks2008

Dy vëllezër nga Ratisha e Epërme e Deçanit, njëri 17 e tjetri 13, kanë humbur jetën sot në Bruckberg të Gjermanisë pasi u goditen nga treni në lëvizje, shkruan RepublikaOnline.net

B.Arifaj dhe H.Arifaj, mëngjesin e sotëm rreth orës 7 e 15 minuta, po tentonin ta kapnin një tren tjetër duke kaluar përmes shinave edhe pse barrierat ishin të lëshuara, duke e gjetur kështu vdekjen nga treni në lëvizje.

Sipas policisë lokale, drejtuesi i trenit kishte tentuar të frenonte, por ishte tepër vonë.

Ndërkohë ekipe të shumta të emergjences janë parë në vendin e ngjarjes duke përfshirë edhe shtabin e krizës, të cilët u përkujdesen jo vetëm për familjaret e viktimave por edhe për dëshmitarët që kishin parë ngjarjen tronditëse./RepublikaOnline.net

0 comment

You may also like

Leave a Comment