Home Lajme William Walker irritohet me Vuçiqin! Kosova kurrë nuk do të jetë pjesë e Serbisë

William Walker irritohet me Vuçiqin! Kosova kurrë nuk do të jetë pjesë e Serbisë

by rks2008

Shefi i dikurshëm i misionit të OSBE-së në Kosovë dhe lotuesi shqiptar William Walker ka deklaruar se nuk ka punuar asnjëherë për CIA sikurse që nuk ka qenë pjesë konspiracionit ndërkombëtar kundër Serbisë, shkruan BBC në gjuhën serbe.

William Walker për BBC në gjuhën serbe theksoi se presidenti i Serbisë edhe më tutje e përmend dhe atë me informata të pasakta për të cilat, si shprehet ai edhe Vuçiq “e di se nuk janë të sakta sepse ai nuk e di çka ka ndodhur në Kosovë as në Reçak” dhe kjo e irriton.

Walker, që ka mbetur i mbajtur për ngjarjet në Reçak në Kosovë, kur ka deklaruar se forcat serbe kanë maskruar dhjetëra shqiptar civil, gjë që ka përshpejtuar agresionin e NATO-së ndaj SRJ, ka thënë se Vuçiq ndoshta mendon se ai promovon Shqipërinë e Madhe por kjo nuk është çështje që i intereson.

Walker ia zë të madhe Vuçiqit që fol për spastrim etnik dhe aludon ne atë se shqiptarët në Kosovë do të mund të përsëritin përndjekjen ndaj serbëve sikur në 2004, në të njëjtën kohë angazhohet për raporte të mira me Prishtinë.

Ai po ashtu ka thënë se nuk ishte mbështetës i b ombardimeve të Jugosllavisë, por ishte angazhuar për intervenim tokësor dhe ka shprehur mendimin se Kosova kurrë nuk do të jetë pjesë e Serbisë.

Ai edhe më tutje konstaton se hapat në Kosovë nuk janë ishin të gabuar dhe ankohet se Beogradi mbase është vendi i vetëm në botë, ku nuk mund të udhëtoj.

0 comment

You may also like

Leave a Comment